Leah Jumeaux nga Blackpool, ka inskenuar rrëmbimin e saj me qëllim që t’i hakmerret ish-partnerit dhe t’ia marrë paratë, por ky veprim i kushtoi me pesë muaj burgim.
Kjo 20-vjeçare vendosi të inskenoj rrëmbimin dhe më pas ish-partnerit i dërgoi fotografi ku shihej e lidhur, e pranë trupit të saj gjendej një revole, transmeton Telegrafi.
Sikur kjo të mos mjaftonte i kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe fotografitë e saj, duke kërkuar nga ai të paguaj një shumë të parave prej 2 mijë funteve (rreth 2.400 euro) në këmbim të lirimit të saj.
Ish-i dashuri i saj menjëherë kishte shkuar në polici dhe kishte raportuar rrëmbimin e Leah, por mashtrimi i saj u zbulua shpejtë.
Ajo tha se kishte dashur t’i hakmerret, e gjithashtu theksoi se kishte nevojë për para në mënyrë që familjarëve të mund t’i blerë dhurata për festat e fundvitit.
Ajo u dënua me pesë muaj burgim, e ish-partnerit duhet t’ia kthej 200 euro si dëmshpërblim. Në anën tjetër detektivja Lisa Kar tha se veprimet e Leah kanë qenë shumë bizare.
“Shpresoj që gabim do t’i jap kohë të mendoj dhe t’i sheh gabimet dhe të marr leksion nga këto gabime”, shtoi detektivja. /Telegrafi/