Telegrafi

Insigne mund të jetë zëvendësuesi i Coutinhos, gati oferta

during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Italy and Liechtenstein at Stadio Friuli on June 11, 2017 in Udine, .

Ylli italian, Lorenzo Insighne mund të jetë zëvendësuesi i Philippe Coutinhos te Liverpooli në rast largimi të brazilianit.

Coutinho është shumë i kërkuar kohëve të fundit nga Barcelona, të cilët e duan si zëvendësues të Neymarit që u transferuar te Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Liverpooli kërkon 150 milionë euro për shërbimet e Coutinhos (Foto)

Megjithatë, Jurgen Klopp dhe pronarët e Redsave janë të vendosur të mbajnë yllin brazilian, por gjithashtu janë të vetëdijshëm se një lojtar i pakënaqur mund të destabilizojë dhomën e veshjes.

Kështu, gjiganti anglez ka menduar edhe për zëvendësuesin e Coutinhos nëse Barcelona arrit ta ‘rrëmbej’ me sukses këtë afat kalimtar.

Sipas Daily Mirror, Liverpooli mendohet të nis një ofertë prej 60 milionë funteve apo rreth 66 milionë euro për talentin italian të Napolit. /Telegrafi/