Kanye West mbrojti shitjet e tij të Yeezy Gap pasi bëri tituj për shitjen e modeleve të tij nga ‘qeset e plehrave’.
45-vjeçari sqaroi se mallrat e tij janë futur në çanta të mëdha ndërtimi në një intervistë të enjten në Fox News, duke e quajtur veten një “inovator”.
West shtoi, “Unë nuk jam këtu për t’u ulur dhe për të kërkuar falje për idetë e mia. Kjo është pikërisht ajo që mediat përpiqen të bëjnë: të na bëjnë të kërkojmë falje për çdo ide që nuk bie pikërisht në mënyrën se si ata duan që ne të mendojmë”.
“Kjo nuk është një shaka, kjo nuk është një lojë, ky nuk është vetëm një bashkëpunim i famshëm… kjo është jeta ime”, vazhdoi reperi.
West vuri në dukje përpjekjet e tij për të “ndërruar veshjen”, duke përfunduar: “Unë po luftoj për një pozicion për t’u sjellë njerëzve dizajnin më të mirë”. /Telegrafi/