Site icon Telegrafi

I injorojë verën e kaluar – por Chelsea nuk heq dorë nga Raphinha

Chelsea është duke tentuar sërish transferimin e Raphinhas, por tani nga Barcelona këtë verë, ndërsa gjigantët spanjollë kërkojnë të largojnë disa lojtarë në një përpjekje për të lehtësuar problemet e tyre financiare.

Blutë ishin të etur për të transferuar anësorin verën e kaluar pasi u bë e qartë se ai nuk kishte gjasa të qëndronte në Leeds, por u mposhtën në nënshkrimin e tij nga skuadra e Xavit në një lëvizje prej 60 milionë eurosh.

Raphinha që atëherë është bërë një lojtar i rëndësishëm në Camp Nou, duke shënuar nëntë gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Barca në pritje të ofertave për Raphinhan

Ai mund të kërkojë një aventurë të re edhe në këtë verë, megjithatë, me gazetën spanjolle Sport që raporton se Barca është e gatshme ta shesë 26-vjeçarin.

Ata gjithashtu raportojnë se Chelsea është sërish e interesuar për Raphinhan, ndërsa Newcastle i rivalizon ata për shërbimet e brazilianit.

Barcelona thuhet se kërkon deri 100 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa dy klubet angleze raportohet se nuk ofrojnë më shumë se 80 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version