Telegrafi

Iniesta shton zërat me deklaratën e fundit se Messi do rikthehet te Barcelona

Andres Iniesta ka pranuar se ai beson se ka një shans që Lionel Messi të realizojë një rikthim emocional në Barcelonë – edhe pse shanset për një marrëveshje duken të pakta.

Argjentinasi u largua si lojtar i lirë nga gjigantët spanjollë vitin e kaluar pasi klubi nuk ishte në gjendje të regjistronte legjendën e tyre në La Liga për shkak të ligjeve të rrepta të pajtueshmërisë me Fair Play-in Financiar. Superylli më pas nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Paris Saint-German, por ka pasur spekulime se veterani mund t’i bashkohet ish-klubit të tij si lojtar i lirë gjatë verës.

Dhe ish-shoku i skuadrës së Messit në Barcelonë, Iniesta, tani i ka shtuar këto spekulime duke këmbëngulur se ekziston një “mundësi” që shtatë herë fituesi i Topit të Artë të kthehet në “Camp Nou”.

Duke folur për TYC Sports, Iniesta deklaroi: “Messi i mëparshëm dhe ai i tanishëm është i ndryshëm nga të gjithë. Ai është numri një. E vetmja gjë që ka bërë është të rritet, të përmirësohet dhe t’i bëjë shokët e tij më të mirë. Një ekip me Messin ka një pikë shumë të rëndësishme për të arritur fitore dhe tituj. Nuk kam parë askënd të bëjë gjërat që bën”.

“Nuk është kurrë e lehtë të kthehesh në Barcelonë, por mendoj se është një mundësi që Leo të kthehet”.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta tashmë e ka pranuar publikisht se ai ndjen se i “i detyrohet” Messit që të përpiqet ta rikthejë në “Camp Nou” në të ardhmen, megjithatë, besohet se do të ishte e vështirë të ri-nënshkruash Messin në verë.

Gazeta franceze Le Parisien pohoi gjithashtu në fillim të kësaj jave se PSG po punon tashmë për një marrëveshje të re në një përpjekje për të joshur Messin që të zgjasë qëndrimin e tij në klub. /Telegrafi/