Barcelona do të zhvillojë duelin e vështirë ndaj Celticut në Skoi sonte mbrëma.
Katalanasit do të duan patjetër t’a fitojnë këtë takim për t’u rikthyer nga barazimi shokues ndaj Malagas dhe për të siguruar kualifikimin dhe pozitën e parë në tabelën e Grupit C në Ligën e Kampionëve.
Sigurt mungojnë Andres Iniesta, Jeremy Mathieu dhe Samuel Umtiti dhe Kaptoum.
Teksa Iniesta vazhdon të vuajë nga lëndimi në gju, Jeremy Mathieu ka probleme në ije teksa Umtiti pritet të kthehet së shpejti nga dëmtimi muskulor i pësuar, por mungon ndaj Celticut.
Te Celticu mungon Griffiths (lëndim muskulor) dhe Tierney (lëndim në nyje).
Formacioni i mundshëm i Celticut (4-2-3-1): Gordon, Izaguirre, Sviatchenko, Boyata, Lustig, Broën, Armstrong, Forrest, Rogic, Sinclair, Dembele.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-3-3): Ter Stegen, Roberto, Masch, Pique, Alba, Rakitic, Busquets, Gomez, Messi, Suarez, Neymar.