Site icon Telegrafi

Iniesta nuk e ndjek Messin te Inter Miami, zyrtarizohet te skuadra arabe

Andres Iniesta do të vazhdoj karrierën në futboll dhe është zyrtarizuar te skuadra e re.

Mesfushori spanjoll u kërkua me ngulm nga Inter Miami për t’u bashkuar me Lionel Messin, Jordi Alban e Sergio Busquets, por ai ka marrë një tjetër vendim.

39-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi ka nënshkruar kontratë me klubin Emirates Club.

Lexo po ashtu David Beckham dizajnon një 'Inter Barcelona'

Mesfushori spanjoll, i cili fitoi gjithçka me Barcelonën dhe Spanjën, mbërriti në kryeqyteti Ras al-Khaimah, gati për të nisur një aventurë të re me Emirates Club, skuadër me të cilën do të jetë i lidhur për një sezon.

Kësisoj Iniesta do të luaj futboll aktiv deri në moshën 40 vjeçare, por nuk ka thënë asgjë nëse do ta përfundojë karrierën apo jo.

Ish-ylli i Barcelonës në pesë sezonet e fundit ishte pjesë e skuadrës japoneze Vissel Kobe, ku zhvilloi 134 ndeshje duke shënuar 26 gola e duke asistuar në 25 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version