Telegrafi

Iniesta flet për ndeshjen ndaj Juventusit në LK

Andres Iniesta ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shorti i hedhur për ciftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, deshi të takoj dy skuadra të mëdha, si Barcelona dhe Juventusi.

Të dy skuadrat janë kampionët aktual në kampionatet respektive shtetërore për këtë ky duel do të jetë shumë i luftuar, pasi dihet që dy skuadrat kanë luajtur mes vete në finalen e para dy sezoneve.

Lexo po ashtu Nedved nuk ka frikë: Nuk jetojmë në të kaluarën, jemi të fortë

Sipas kapitenit të Barcelonës, ndeshja ndaj ‘Zonjës së Vjetër’ në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të jetë shumë emocionuese.

“Kjo ndeshje eliminatore do të jetë një ndeshje shumë e afërt dhe emocionuese”, ka shkruar fillimisht Iniesta në ‘Facebook’.

“Le të japim më të mirën !! Força Barça !!”, përfundoi shkrimin e tij kapiteni i Barcelonës.

Ndryshe, ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë 18 dhe 19 prill. /Telegrafi/