Telegrafi

Iniesta: Coutinho është lojtar i madh, do ishte blerje e mrekullueshme

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta shpreson të mirëpresë Philippe Coutinhon tek klubi i tij gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit.

Udhëheqësit e La Ligas pritet të rinovojnë interesimin e tyre për fantazistin e Liverpoolit pasi oferta të shumta u refuzuan në afatin kalimtar veror.

Coutinho paraqiti një kërkesë transferimi në një përpjekje për të detyruar një transferim në Camp Nou, por Reds mbajtën deri në fund refuzimin e tyre për të humbur një aset të çmuar.

Lexo po ashtu Messi fiton Pichichin dhe zgjidhet lojtari i sezonit në La Liga, Iniesta lojtari më i mirë spanjoll (Foto)

Larg nga shqetësimi për humbjen e pozitës së tij, Iniesta është i etur që 25-vjeçari të bashkohet me të në Camp Nou.

Ylli brazilian po kalon në një formë të lartë me Liverpoolin (Getty Images)

“Unë e shoh atë si një lojtar i madh me shumë talent, që përdor të dy këmbët, krijon gola, kombinon shumë mirë dhe gjen hapësira ​​mes mesfushës dhe sulmit”, ka thënë fillimisht Iniesta për Mundo Deportivo.

“Ai është një lojtar me një profil mjaft të ngjashëm me ekipin dhe do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm në qoftë se ai më në fund arrin”.

Lexo po ashtu Paulinho: Kam folur disa herë me Coutinhon rreth kalimit në Barcelonë

“Nuk e shoh atë si rival timin, por si një shtesë për klubin”, përfundoi spanjolli.

Barcelona aktualisht ka gjashtë pikë larg vendin të dytë në Spanjë dhe mund të japë një goditje të madhe për titullit kur ata vizitojnë Real Madridin në El Clasico të shtunën. /Telegrafi/