Telegrafi

Iniciohet rast ndaj dy personave në Vushtrri, nuk respektuan rekomandimet e IKSHP-së

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është iniciuar rasti ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë përmbajtur rekomandimeve të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike për vetë izolim.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të enjten në ora 21:43.

Të dyshuarit do të intervistohen, pasi të kalojë periudha kohore e rekomanduar nga IKSHP-ja. /Telegrafi/