Përfaqësues të Iniciativës Rome kanë takuar sot ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërsa lidhur me votimin për formimin e institucioneve tha se do të vazhdojnë bisedimet me Kurtin.
Përfaqësuesit e Iniciativës Rome theksuan se takimi ishte konstruktiv dhe se beson se do të kenë rezultate pozitive dhe do të punojnë bashkërisht për një program zhvillues për Kosovën.
I pyetur rreth votimit të Qeverisë Kurti,deputeti i kësaj iniciative, Fadil Gashi tha “Do të flasim sërish me Kurtin, do të vazhdojmë bisedimet…. Kemi pasur takim konstruktiv”. /Telegrafi/