Telegrafi

Influencuesen e përcjell dy herë fati – pas Ibrahimovicit takohet me Tottin në Dubai, iu referohet si ‘të dashur’

(Foto: Instagram/linashokh)

Një influencuese ruse, e cila tërhoqi vëmendjen me një fotografi në të cilën me shaka “inskenoi” një romancë me veteranin e futbollit, Zlatan Ibrahimovic, tashmë ka pozuar me një tjetër legjendë duke u mburrur edhe në Instagramin e saj.

Disa ditë më parë, përdoruesja e quajtur Lina Shokh kishte shpërndarë një fotografi nga pushimet në Dubai, ku kishte pozuar me sulmuesin e Milanit, ndërsa duke i dhënë një përshkrim interesant ka tërhequr shumë vëmendje.

“Me të dashurin tim në pushime. Nuk mund ta fsheh më romancën tonë”, kishte shkruar me shaka krahas fotografive të përbashkëta nga plazhi.

(Foto: Instagram/linashokh)

Por, se fati është në anën e saj, e vërtetoi një fotografi me një tjetër legjende të futbollit, italianin Francesco Totti.

Lina, e cila e shfrytëzoi kohën në Dubai për të festuar 33 vjetorin e martesës së prindërve me familjen e saj, arriti të takohej edhe me Tottin dhe më pas ua bëri të qartë ndjekësve se do ta “zëvendësonte” me lehtësi Ibrahimovicin me të.

(Foto: Instagram/linashokh)

“Po e tradhtoj të dashurin tim Ibrahimovic me Tottin”, ka shkruar ajo në rusisht krahas fotografisë, duke i etiketuar të dy futbollistët.

Ndryshe, edhe Ibra edhe legjenda e Romës kanë qëndruar në Dubai në kuadër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards. Ikona italiane e hapi evenimentin, derisa sulmuesi shtatlartë fitoi çmimin e karrierës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/linashokh)