Site icon Telegrafi

Inflacioni vjetor në Eurozonë është 1.3%, ndërsa në BE 1.5%

Në mars të vitit 2018, norma vjetore e inflacionit në Eurozonë ishte 1.3 për qind, duke u rritur nga 1.1 për qind që ishte në muajin shkurt. Një vit më parë kjo normë ishte 1.5 për qind. Ndërsa, inflacioni vjetor i Bashkimit Evropian (BE) në mars 2018 ishte 1.5 për qind, duke u rritur nga 1.4 për qind që ishte një muaj më herët. Një vit më parë shkalla ishte 1.6 për qind.

“Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Qipro me 0.4 për qind, Greqi me 0.2 për qind dhe Danimarkë me 0.4 për qind. Normat më të larta vjetore janë regjistruar në Rumani me 4 për qind, Estoni me 2.9 për qind, Sllovaki dhe Lituani me 2.5 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, inflacioni vjetor ra në gjashtë shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në gjashtë vende dhe u rrit në pesëmbëdhjetë shtete anëtare”, thuhet në raportin e Eurostat, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Inflacioni në Kosovë 1.5%

Në muajin mars, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në Eurozonë erdhi nga shërbimet me 0.67 pikë përqindjeje, pasuar nga ushqimet, alkooli dhe duhani me 0.41 pikë përqindjeje, energjia me 0.20 pikë përqindje dhe mallrat jo-energjetike me 0.07 pikë përqindje. /Telegrafi/

Exit mobile version