Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë ra në 1.2 për qind në muajin maj të vitit 2019 nga 1.7 për qind që ishte në muajin prill të po të njëjtit vit. Ndërsa, në krahasim me një vit më parë, norma e inflacionit shënoi rënie edhe më të madhe, duke qenë se në muajin prill të 2018-së ajo ishte në 2 për qind.
Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, Qipro arriti normën më të ulët të inflacionit vjetor në brenda vendeve të BE-së.
Në Qipro norma e inflacionit ra në 0.2 për qind në muajin maj të 2019 nga 1.2 për qind që ishte në muajin prill të po të njëjtit vit, ndërsa në muajin maj të 2018-së, norma e inflacionit në këtë vend arriti në 1 për qind.
Në Greqi inflacioni ra në 0.6 për qind në muajin maj nga 1.1 për qind në muajin prill të 2019-së dhe 0.8 për qind në muajin maj të 2018-së. Normat më të ulëta vjetore të inflacionit, përveç Qipros që kryeson listën, u regjistruan edhe në Portugali me 0.3 për qind dhe Greqi me 0.6 për qind. Ndërsa, sa u takon normave më të larta vjetore, ato u shënuan në Rumani me 4.4 për qind, Hungari me 4 për qind dhe Letoni me 3.5 për qind. Krahasuar me muajin prill, inflacioni vjetor ra në 16 shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në pesë dhe shënoi rritje në gjashtë.
Në muajin maj, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në Eurozonë erdhi nga sektori i shërbimeve me 0.47 pikë përqindje, ndjekur nga energjia me 0.38 pikë përqindjeje, ushqimi, duhani dhe alkoolit me 0.29 pikë përqindje dhe mallrat industrialë joenergjikë me 0.08 pikë përqindjeje. /Telegrafi/