Infiniti ka njoftuar se në Panairin e automjeteve në Gjenevë do ta prezantojë konceptin e quajtur QX30. Është fjala për një automjet, i cili bazohet në modelin Mercedes GLA.
Kujtojmë që në vitin 2013 në Frankfurt, Infiniti e prezantoi konceptin Q30, ndërsa në panairin e sivjetmë në Gjenevë do ta sjellë “vëllanë e vogël” të Q30.
Të dy modelet pritet që në një të ardhme të afërt të fillojnë të prodhohen e që do të mbështeten në platformën MFA të Mercedesit.
Në përkthim do të thotë se motorizimi i tyre do të përbëhet nga motorët me katër cilindra të Mercedesit turbo me benzinë dhe me naftë që do të lidhen me marshe manuale dhe automatike, ndërsa do të tërheqin me të katër rrotat.
Sa i përket dizajnit, tash për tash e dimë se ky automjet do të paraqesë kombinim mes ‘crossover’ dhe ‘kupe’. /Telegrafi/