Telegrafi

I infektuari me COVID-19 hyn në një bankë në Suharekë

Një person nga Suhareka i konfirmuar pozitiv me COVID-19 ka dalë në qytet.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:30 në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, personi ka hyrë në zyrat e një banke të kësaj komune.

“Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull, kosovar, pasi që i njëjti derisa ishte me Covid 19, ka hyrë në zyrat e një banke”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/