Policia e Kosovës ka gjobitur një person në Pejë me 500 euro për shkak se i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit, duke qenë i infektuar me coronavirus.
Në njoftimin për media thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është aktive në realizimin dhe implementimin e këtyre masave gjithnjë duke ju referuar Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 me qëllim luftimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik.
Policia e rajonit të Pejës është e fokusuar sidomos në transportin publik, qendrat tregtare, objektet e mbyllura afariste si dhe në respektimin e orarit të punës sipas vendimit të fundit të Qeverisë
“Më datë 25.08.2021rreth orës 17:00, Policia e Stacionit Policor Pejë, është njoftuar se ne një restorant – lokal në lagjen Vitomericë të Pejës, ka qëndruar personi: B. H. i cili ishte i prekur nga COVID-19. Të njëjtit nga ana e Policisë i është shqiptuar fletë gjoba në shumë prej 500 euro sipas dispozitave të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19”. /Telegrafi/