Site icon Telegrafi

Infantino refuzon të komentojë mbi vendimet e gjyqtarit Aytekin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, refuzoi të komentojë mbi punën e gjyqtarit Deniz Aytekin në përplasjen e së mërkurës në mes të Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

Marca raportoi dje se gjyqtari gjerman mund të pezullohet përkohësisht në gjykimin e ndeshjeve në garat evropiane pas dështimit për t’i dhënë penaltitë për parisienët për një loje me dorë nga Javier Mascherano në pjesën e parë dhe një faull mbi Angel Di Maria në pjesën e dytë, para dhënies së një penalltie  të diskutueshme për Barçën.

Lexo po ashtu Aytekin pritet të dënohet nga UEFA pas gjykimit ‘skandaloz’ në ndeshjen Barça-PSG (Foto)

Megjithatë, kreu i FIFA-s, Infantino ka refuzuar të komentojë mbi vendimet e gjyqtarit Aytekin.

“Ajo që pashë ishte një ndeshje e pabesueshme”, i ka thënë Infantino gazetarëve pas një samiti të FIFA-s të enjten.

“Kjo tregon se futbolli është me të vërtetë një lojë fantastike”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Aytekin njihet si gjyqtar i skandaleve, shikoni çfarë i kishte bërë Shqipërisë (Video)

“Ishte penallti ajo e Suarezit? Qoftë se rasti i veçantë ishte një padrejtësi apo jo, ne mund ta largojmë atë nga gjykimi në këtë fazë.

“Video teknologjia [VAR]? Ne ishim duke thënë se duhet vërtetë të jemi të kujdesshëm në qoftë se ne duam të ndryshojmë rregullat, sepse futbolli është një lojë e tillë e pabesueshme”

Lexo po ashtu Serie A janë gati për teknologjinë e re 'VAR'

“Kurdo që të keni ndjenjën se ju keni parë çdo gjë, diçka tjetër vjen që ju kurrë nuk e keni parë më parë”, shtoi zvicerani.

“VAR do të jetë në të ardhmen, me shpresë, për të korrigjuar gabimet e qarta të gjyqtarit. Në këtë rast unë nuk e di nëse kjo ishte një gabim i qartë apo jo. Por, në të ardhmen, kur ka gabime të qarta do të korrigjohen”, përfundoi Presidenti i FIFA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version