Një pjesë e fushatës së Gianni Infantinos, kur ai kandidoi për zgjedhjet në fillim të këtij viti ishte për të zgjeruar konkurrencën nga 32 në 40 ekipe, por komentet e tij të fundit kanë lënë të kuptohet në një konkurrencë edhe më të mëdhe.
46-vjeçari kishte premtuar për t’i shtuar tetë vendeve të tjera mundësinë që të marrin pjesë në Kupën e Botës, pasi ishte i impresionuar me kampionatin e zgjeruar Evropian në vitin 2016.
Tetë vende të reja mund të rritet në 16, nëse plani i ri i Infantino miratohet nga këshilli FIFA-s në vitin 2017.
“Ideja është që 16 ekipe do të kualifikohen direkt në fazën e grupeve dhe 32 të tjera do të luajnë në fazën paraprake, në vendin ku Kupa e Botës është duke luajtur – do të luajnë për 16 vendet e mbetura”, ka thënë Infantino në një vizitë në Universitetin Arboleda Sergio në Bogota, përcjell Telegrafi.
“Kjo do të thotë që ne të vazhdojmë me Kupën normale Botërore me 32 ekipe, por 48 ekipe të marrin pjesë në ‘party’. Ideja e FIFA-s është që të zhvilloj futbollin në të gjithë botën, dhe Kupa e Botës është ngjarja më e madhe. Është më shumë se një garë. Është një ngjarje shoqërore”.
“Këto janë ide për të gjetur zgjidhjen më të mirë, ne do t’i debatojmë ato gjatë këtij muaji dhe do të vendosim gjithçka deri në vitin 2017. Ato janë ide të cilat janë vënë përpara për të parë cila është më e mirë”, ka përfunduar Presidenti i FIFA-s. /Telegrafi/