Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur në konferencë për shtyp sot (e premte) dhe njëra nga temat ka qenë organizimi i Kupës së Botës së vitit 2026.
Infantino ka mbajtur një konferencë për shtyp në Doha të Katarit, ku fillimisht ka lavdëruar organizimin e Kupës së Botës, por edhe lojën e ekipeve përfaqësuese, punën e gjyqtarëve, por edhe tifozët për mos krijimin e ekseseve.
I pari i FIFA-s më vonë zbuloi edhe idenë për formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, teksa më vonë foli edhe për Kampionatin Botëror të vitit 2026 që pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Presidenti i FIFA-s konfirmoi se ky botëror do të zhvillohet me 48 ekipe për herë të parë në histori, teksa ndarja e grupeve ka mbetur ende për t’u diskutuar.
Gianni Infantino confirms FIFA are still deliberating on the group-stage format for the expanded 48-team World Cup in 2026. “It’s something that we still need to consider, whether it is 16 groups of three or 12 groups of four.” pic.twitter.com/EqWqgMe0I1
— Ben Jacobs (@JacobsBen) December 16, 2022
“Futbolli ka shumë fuqi dhe ne besojmë se ka shumë ndikim. Lidhur me Botërorin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, ne jemi të bindur se do të ketë gjithashtu një ndikim të madh atje. Tre vende të mëdha, 48 skuadra, më shumë ndeshje, më shumë të ardhura…”, ka thënë fillimisht Infanino në konferencë.
“Grupet me 4 ekipe në “Katar 2022” kanë qenë të pabesueshme dhe ne do të duhet ta rishqyrtojmë këtë për Kupën e Botës së vitit 2026. Kur të kemi më shumë ekipe dhe të vendosim se çfarë të bëjmë me numrin e skuadrave për grup, do të jetë në rendi i ditës”.
“Për 16 grupet me 3 ekipe ose 12 grupe me 4 ekipe për Kupa e Botës së vitit 2026, duhet të shohim se cila është më e mira”, përfundoi i pari i FIFA-s. /Telegrafi/
Some good news at least…
FIFA are set to reconsider three-team groups at the 2026 World Cup, due to success of four-team groups in 2022 according to Infantino.
[Henry Winter]
— Footy Accumulators (@FootyAccums) December 16, 2022