Gianni Infantino ka paraqitur përpara këshilltarëve projektin ‘Fifa 2.0′, por shumica e gazetarëve ishin të interesuar për Kupën e Botës 2026 nëse do organizohet me 40 ose 48 kombëtare nga 32 që është tani.
“Zërat janë pozitivë, në lidhje me shtimin e kombëtarëve në Kupën e Botës 2026″, thotë Infantino përpara këshilltarëve të FIFA, “por para vendimin përfundimtar në janar, duhet ta analizojmë çështjen imtësisht”.
Sipas presidentit kjo do ishte më atraktive pasi me kualifikimin e shteteve për në KB, ka eufori të tifozërive respektive nga tetori deri në qershor të vitit të ardhshëm. “Siç ishte me Shqipërinë dhe Islandën gjatë Kampionatit Evropian”.
Edhe pse shumica e trajnerëve janë kundër shtimit të përfaqësuesve në KB, për shkak se ul cilësinë e përballjeve, nuk mendon kështu edhe kreu i FIFA, Gianni Infantino. “Shikoni Italinë dhe Anglinë, gjatë KB 2014 janë eliminuar nga Kosta Rika. Më pas do kemi shumë përballje në ‘play-off’, që do elektrizonte më shumë shtetet pjesëmarrëse.”
Ai më pas ka renditur edhe dobitë nga ky reformim: Pikë së pari do rritet përqindja e popullatës botërore që do ketë kombëtaren e vetë në KB, si dhe do shtohet eksperienca te klubet e vogla.