Telegrafi

Industria ruse ka mungesë të fuqisë punëtore

Në raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë, ministria britanike e Mbrojtjes ka theksuar se ushtria ruse synon të punësojë 420 mijë persona me kontratë deri në fund të vitit sepse industria ruse ka mungesë të madhe të fuqisë punëtore.

“Më 3 shtator 2023, nënkryetari rus i Këshillit të Sigurimit, Dimitriy Medvedev, deklaroi se 280,000 persona janë angazhuar deri më tani” thuhet në raport.

Gjithashtu thuhet se shërbimi ushtarak akoma po ka efekte negative në fuqinë punëtore në industrinë ruse, transmeton Telegrafi.

“Instituti për politika ekonomike Yegor Gaidar ka zbuluar se mungesa e punëtorëve në industrinë ruse ka arritur maksimumin deri në 42 për qind deri në korrik të vitit 2023, që është 7 për qind më shumë në raport me prillin e këtij viti”, u tha ndër tjera në raportin e britanikëve.

Lexo po ashtu Rusia “nuk mund të na bëjë ballë” për një vit tjetër – thotë shefi i Inteligjencës së Ukrainës

Ndryshe nga rekrutimi në sektorë të tjerë, Rusia ka ndërmarrë hapa për të ruajtur fuqinë punëtore në sektorin e IT.

Kjo ka të ngjarë të nxjerrë në pah mungesat në sektor, pasi rreth 100,000 punonjës të IT u larguan nga Rusia në vitin 2022.

Prandaj, rreth 10 për qind e fuqisë punëtore në sektorin e IT u largua nga Rusia pas fillimit të pushtimit, dhe më 4 shtator, presidenti rus Putin nënshkroi një dekret për rritjen e moshës së përjashtimit nga rekrutimi ushtarak për ekspertët e IT-së nga 27 në 30 vjeç.

“Kjo tregon se mobilizimi dhe rekrutimi brenda Rusisë kanë përkeqësuar mungesën e fuqisë punëtore. Përpara zgjedhjeve presidenciale ruse të planifikuara për në mars 2024, autoritetet ruse ka të ngjarë të kërkojnë të shmangin mobilizimet e mëtejshme”, besojnë britanikët. /Telegrafi/