Site icon Telegrafi

Industria filmike po vuan nga ‘seksizmi i thellë’

Dame Helen Mirren thotë se industria filmike vazhdon të vuajë nga ‘seksizmi’ duke i caktuar rolet në baza gjinore.

Aktorja 70-vjeçare thotë se rolet e femrave në botën e filmit nuk do të ndryshojnë derisa të mos ndryshojë pozita e tyre në jetën reale.

Po ashtu, atë e shqetëson fakti se rolet serioze që duhet t’i luajnë femrat më të moshuara, zëvendësohen me aktoret e reja.

Ajo thotë se i dhemb kur i sheh aktoret nën 30 vjeçe duke luajtur role që duhej t’i besoheshin dikujt tjetër.

Njëherësh, dama angleze deklaron se në kohën moderne vetëm femrat me figurë të bukur mund të kenë sukses në botën e filmit dhe fëmijët e yjeve të njohura. /Telegrafi/

Exit mobile version