Telegrafi

Indiana dhe Boston me fitoret e radhës para fillimit të “play-off” në NBA

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Indiana Pacers dhe Boston Cetlics kanë shënuar fitoret e radhës para fillimit të “play-off” në NBA.

I pari triumfoi kundër Detroit Pistons me rezultat 111:102 gjersa keltët triumfuan ndaj Miami Heat me rezultat 110:105.

Paqësorët tashmë e kanë siguruar një vend për në garat e mëtejme gjersa Pistons i kanë mbetur edhe disa xhiro për tu renditur në vendin që e dërgon në fazën përfundimtare të kampionatit.

Në anën tjetër, Indiana edhe matematikisht e ka siguruar një vend për në “playoff” gjersa Detoriti është shumë afër.

Ndryshe, faza e fundit e kampionatit amerikan të basketbollit do të fillojë më 13 prill. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Brooklyn 121:131 Milwaukee

New York 113:105 Chicago

Toronto 121:109 Orlando

Minnesota 122:132 Portland

Dallas 122:102 Philadelphia

Utah 111:102 Charlotte

Phoenix 122:113 Cleveland

Indiana 111:102 Detroit