Telegrafi

Incizimet e reja tregojnë shprehjen e pakënaqësisë së De Geas ndaj Luke Shaw gjatë humbjes nga Tottenhami

(Foto: YouTube/Screenshot/TottenhamHotspur)

Humbja e thellë e Manchester Unitedit nga Tottenhma Hotspur (6-1) vazhdon të jetë temë mediatike në Angli, ndërkohë që rivaliteti tifozëve është bartur në rrjetet sociale.

Pos pakënaqësisë së madhe të mbështetësve të Djajve të Kuq, edhe shumë pjesëtarë të klubit dhe futbollistët janë shprehur të zhgënjyer me atë që ndodhi.

Në mesin e tyre është portieri David de Gea, i cili vazhdimisht është përpjekur t’u japë instruksione mbrojtësve për t’i bllokuar sulmet e njëpasnjëshme të Spursave.

(Foto: YouTube/Screenshot/TottenhamHotspur)

Disa incizime të publikuara së fundmi nga Sky Sports– të transmetuar nga Daily Mail – shfaqin momentin kur spanjolli vazhdimisht e këshillonte mbrojtësin e majtë Luke Shaë, por hasi në vesh të shurdhër.

Në kohën kur Unitedi po humbte 3-1 dhe luante me një lojtar më pak (pas përjashtimit të Anthony Martial), Sergie Aurier kishte krijuar hapësirë në anën e djathtë, ndërsa Shaw nuk ishte askund.

(Foto: YouTube/Screenshot/TottenhamHotspur)

Fokusi i tij ishte te Harry Kane, ndërsa nuk e shihte prapa prezencën e Son Heung-min duke e lënë krejtësisht të pamarkuar.

De Gea e ka vërejtur situatën dhe është dëgjuar duke bërtitur: “Jo Luke, jo Luke, vrapo!”, mirëpo derisa sa Shaw e dëgjoi, Son hyri drejt shtyllës së përparme dhe shënoi.

“Hej! Cili është problemi jot?!”, është dëgjuar portieri duke bërtitur drejt mbrojtësit të Unitedit për t’ia bërë të qartë se i kujt ishte faji. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=dnjNhcMsT1c