Site icon Telegrafi

Incident i armatosur në Ohër, një person i plagosur

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur në të një incident të armatosur që sot pasdite ka ndodhur në Ohër, në afërsi të rrethrrotullimit në bulevardin “E Turistëve” pranë rrugës “Bistrica”.

Policia e konfirmoi incidentin pa zbuluar më shumë detaje për rastin, përveç se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ekipi i teknikës së krimit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, si dhe po ndërmerren masat tjera operative për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version