Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për të marrë masë ndëshkimore ndaj 24 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët morën pjesë në incidentet seancës së fundit, e cila nuk zgjati më shumë se 15 minuta.
Sipas burimeve në media, sekretariati i Etikës pritet të mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar këtë kërkesë të mazhorancës.
Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit dhe disa momente më vonë dogjën karriget e tyre në oborrin përpara Parlamentit.
Nuk mungojnë në këtë listë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili u bë protagonist i një incidenti në kufijtë e përplasjes fizike me deputetin socialist Petro Koçi, të cilit i shkuli me forcë mikrofonin.
Po ashtu kërkohet ndëshkimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili hodhi në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit. /Telegrafi/