Telegrafi

Incident me të plagosur në ‘Ulpianë’, flet policia

Një incident ka ndodhur sonte rreth orës 20:15 në një lokal në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Sipas informacioneve ka pasur një përleshje, e cila ka vazhduar edhe jashtë lokalit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin.

I plagosur si pasojë e këtij incidenti është personi A.K, 17 vjeçar.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një therrje me thikë, në një lokal në lagjen Ulpiana. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e nevojshme policore. Sipas informatave fillestare një person A.K, 17 vjeç është plagosur me armë të ftohtë (thikë)”, ka thënë Ahmeti.

Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësorë, ndërkohë që policia po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast./Telegrafi