Nuk kanë mjaftuar thyerjet e shtabeve të OBRM-PDUKM-së në tre vendbanimeve dhe lyerja me të kuqe të bilbordeve të Gruevskit në Strumicë, që qytetarët të shprehin mllefin e tyre ndaj Nikolla Gruevskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sonte është regjistruar edhe një incident në tubimin e partisë më të madhe qeveritare, OBRM-PDUKM-së në lagjen Aerodrom në Shkup. Gjatë fjalimit të Gruevskit, një pjesmarrës në tubim ka bërtitur “Shutkës nuk i ik”. Siç dihet, me “shutka” njihet burgu famëkeq i Idrizovës që gjendet në lagjen Shuto Orizare.
Policia ka reaguar dhe e ka larguar personin që i’a kujtoi burgun Gruevskit./Telegrafi/