Telegrafi

Imitues të Messit dhe Suarezit, penallti me pasim dhe gol (Video)

Leo Messi dhe Luis Suarez, yjet e Barcelonës, ​​janë imituar për penalltinë që e kishin bërë me pasim para një kohe.

Këtë herë kjo ka ndodhur në Ekuador, në një garë Kupe.

Lojtarët e Quito, Sherman Cardenas dhe Hernan Barcos, ishin ata që shënuan nga penalltia me pasim.

Quito e fitoi këtë ndeshe ndaj Fuerza Amarilla me rezultat 3-1.

Rezultati në ato momente ishte 2-1, ndërsa penalltia u pasua në minutën e 91-të.

Cardenas ishte ai që u desh të gjuante, bëri Leo Messi, e ai e dërgoi topin te Hernan Barcos, që në akt rast e luan rolin e Luis Suarezit.

Sikurse që bën Messi dhe Suarez edhe dyshja ekuadoriane e shndërruan në gol penalltinë.

Ky ishte goli i dytë i Hernán Barcos në këtë ndeshje.

Pamje nga ekzekutimi i penalltisë

Sherman Cardenas dhe Hernan Barros u  futën në historinë e futbollit ekuadorian për ekzekutimin e penalltisë indirekte.

Messi dhe Suarez e kishin bërë gjatë ndeshjes me Celta Vigon kur rezultati ishte 3-1. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=XaPjKsBnMQk