Leo Messi dhe Luis Suarez, yjet e Barcelonës, janë imituar për penalltinë që e kishin bërë me pasim para një kohe.
Këtë herë kjo ka ndodhur në Ekuador, në një garë Kupe.
Lojtarët e Quito, Sherman Cardenas dhe Hernan Barcos, ishin ata që shënuan nga penalltia me pasim.
Quito e fitoi këtë ndeshe ndaj Fuerza Amarilla me rezultat 3-1.
Rezultati në ato momente ishte 2-1, ndërsa penalltia u pasua në minutën e 91-të.
GOL DE CLASE MUNDIAL: Así fue la combinación entre Sherman Cárdenas y @Hernanbarcos para el tercer gol de #LDU ante #FuerzaAmarilla. pic.twitter.com/mZBLJFgjuY
— Todo Por LDU (@TodoPorLDU) October 19, 2017
Cardenas ishte ai që u desh të gjuante, bëri Leo Messi, e ai e dërgoi topin te Hernan Barcos, që në akt rast e luan rolin e Luis Suarezit.
Sikurse që bën Messi dhe Suarez edhe dyshja ekuadoriane e shndërruan në gol penalltinë.
Ky ishte goli i dytë i Hernán Barcos në këtë ndeshje.
Sherman Cardenas dhe Hernan Barros u futën në historinë e futbollit ekuadorian për ekzekutimin e penalltisë indirekte.
Messi dhe Suarez e kishin bërë gjatë ndeshjes me Celta Vigon kur rezultati ishte 3-1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XaPjKsBnMQk