Telegrafi

Imazhi që tregon se sa afër centralit bërthamor në Zaporizhzhia janë të stacionuara forcat ruse

Pas okupimit të centralit bërthamor në Zaporizhzhia nga ana e forcat ruse, Kremlini vetëm sa ka rritur numrin e forcave atje.

Sipas imazheve satelitore, Kremlini ka rritur numrin e ushtarëve dhe janë vendosur me mjete të rënda ushtarake vetëm 60 metra larg centralit bërthamor, transmeton Telegrafi.

Këto pretendime janë bërë në raportin më të fundit nga ministria britanike e Mbrojtjes, që çdo ditë raporton për më të reja në Ukrainë.

“Rusët sigurisht kanë dashur t’i fshehin mjetet luftarake – dhe duan t’i shfrytëzojnë për t’i shantazhuar ukrainasit, për faktin se janë të vendosur pranë centralit bërthamor”, thuhet në kumtesë të ministrisë së Mbrojtjes.

“Derisa Rusia e mban nën kontroll centralin bërthamor me ushtri, ekziston rreziku i shkatërrimit të ftohësve të centralit, ku një gabim më i vogël do të mund të shkaktonte një katastrofë”, theksohet ndër tjera në raport.

Ndryshe ushtria ruse ka kryer sot një sulm ajror mbi hekurudha, ku si pasojë humbën jetën mbi 20 civilë dhe shumë tjerë u lënduan. /Telegrafi/