Site icon Telegrafi

Imazhi i Bebe Rexhës po keqpërdoret në faqet e filmave për të rritur, në videot e homoseksualëve

Bebe Rexha (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi kritikoi faktin se në TikTok ishte shfaqur si sugjerim një kërkim i shpeshtë i bërë nga fansat lidhur me peshën e saj.

Në një kritikë të adresuar në Twitter, 33-vjeçarja ka shkruar se nuk shqetësohet nga kjo, pasi është e vetëdijshme që ka shtuar shumë në peshë, ndërsa ka falënderuar ata që e duan pavarësisht dukjes së saj.

Mirëpo një fans tjetër ia ka bërë të qartë këngëtares së hitit “I’m a mess” se disa persona të paautorizuar po përdorin imazhin e saj edhe për reklama në faqet e filmave për të rritur.

Lexo po ashtu E dekurajuar nga shtimi i madh në peshë, Bebe Rexha: Po punoj me veten, por më pëlqen të ha

Në postimin e fansit të marrë nga faqja mund të shihet një fotografi origjinale e Bebe Rexhës dhe një tjetër e bërë me ‘photoshop’ ku reklamohet një program dobësimi.

“Ata po të përdorin ty në reklama gjithashtu”, kishte shkruar përdoruesi i Twitterit, i cili tregoi se këtë reklamë me këtë imazh të paautorizuar e hasi në një video pornografike të homoseksualëve.

“Kjo thjesht më bëri lëmsh”, shkroi Bebe Rexha me të parë këtë postim nga fansi, të cilin më pas e rishpërndau për 2.1 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Rexha përndryshe po përgatitet që më 28 prill të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj të titulluar “Bebe”. /Telegrafi/

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)
Exit mobile version