Site icon Telegrafi

Imazhet satelitore zbulojnë zhvillimet në bazën e Wagner-it në Bjellorusi

Imazhet e reja satelitore tregojnë se rreth 300 automjete që kanë mbërritur gjatë tre ditëve në bazën ushtarake të grupit Wagner në Tsel, Bjellorusi.

Kjo po ndodhë pasi tendat e trupave u ngritën për herë të parë në bazë më 26 qershor, dy ditë pasi u arrit një marrëveshje për t’i dhënë fund tentativës për grushtshtet të Wagner në Rusi.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte që trupat e Wagner të lëviznin në Bjellorusi, transmeton Telegrafi.

Imazhi i parë i shkrepur më 19 korrik, tregon afërsisht 60 kamionë të mëdhenj në bazën pranë Tsel, e cila është rreth 65 milje në juglindje nga kryeqyteti Minsk. Kjo zonë e bazës ishte bosh vetëm disa ditë më parë.

Kamionët më të mëdhenj mund të përdoren për të transportuar sasi të mëdha pajisjesh dhe furnizimesh të ndryshme.

Ky nuk është i vetmi aktivitet që është zhvilluar së fundmi në bazë.

Një video e postuar dje në internet, e verifikuar nga Sky News, tregon liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin duke folur me pjesëtarët e grupit mercenar në bazë. /Telegrafi/

Exit mobile version