Telegrafi

Imazhet satelitore tregojnë urat e shkatërruara nga rusët në lindje të Ukrainës – pamundësohet hapja e korridoreve humanitare për civilët

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar mes forcave ukrainase dhe atyre ruse në lindje të vendit.

Madje që të gjitha urat (tri në total) në qytetin Severodonetsk janë shkatërruar – duke ua pamundësuar civilëve hapjen e korridoreve humanitare, transmeton Telegrafi.

Serhiy Haidai, guvernator i rajonit të Luhanskut, që përfshin Severodonetskun, tha se rusët kanë shkatërruar dy nga tri urat që lidhin qytetin me Lysychanskun, kurse sipas tij e treta është e vjetër dhe e pasigurt për të shkelur mbi të.

E disa prej këtyre urave në këtë rajon janë fotografuar, nga satelitët e kompanisë amerikane Maxar Technologies gjatë 11 qershorit. /Telegrafi/