Imazhet e reja satelitore tregojnë shkatërrimin në masë të teatrit në Mariupol që u bombardua nga forcat ruse tri ditë më parë.
Imazhet e marra nga satelitët e kompanisë amerikane Maxar Technologies, tregojnë se dy të tretat e ndërtesës janë shkatërruar plotësisht – e pjesës tjetër i ka mbetur akoma fasada, transmeton Telegrafi.
Ky teatër është përdorur si strehë si dhe qendër humanitare, kanë njoftuar autoritetet lokale. Vlerësohet se numri i personave që kanë ngecur brenda në momentin e sulmit sillej nga 800 në 1.300.
Pas sulmit ishte raportuar se shumë civilë të strehuar i kanë mbijetuar bombardimit. Komunikimi në qytetin e rrethuar ka qenë sporadik prej ditësh, ku puna e ekipeve të shpëtimit pengohej vazhdimisht nga granatimet ruse. /Telegrafi/