Telegrafi

Imazhet satelitore tregojnë shkallën e dëmit në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol

Imazhet e reja satelitore tregojnë më së miri shkallën e dëmit në fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin e rrethuar Mariupol.

Ky qytet port në jug të Ukrainës, është përballur me bombardime të vazhdueshme nga trupat ruse, që vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ka dakordim për hapje të korridorit humanitar për civilët e ngujuar brenda fabrikës së çelikut në Mariupol

Madje në fabrikën e çelikut qëndrojnë të strehuar mijëra civilë ukrainas si dhe ushtarë të batalionit Azov, të cilët nga fillimi i luftës i kanë shkaktuar humbje të mëdha Kremlinit.

Javën e kaluar presidenti rus Vladimir Putin i tha forcave të tij që ta mbajnë të rrethuar fabrikën – madje i urdhëroi që nga vigjilenca të mos mund të kalojë as edhe një mizë pa u vërejtur. /Telegrafi/