Imazhet e reja satelitore tregojnë më së miri shkallën e dëmit në fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin e rrethuar Mariupol.
Ky qytet port në jug të Ukrainës, është përballur me bombardime të vazhdueshme nga trupat ruse, që vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar, transmeton Telegrafi.
Madje në fabrikën e çelikut qëndrojnë të strehuar mijëra civilë ukrainas si dhe ushtarë të batalionit Azov, të cilët nga fillimi i luftës i kanë shkaktuar humbje të mëdha Kremlinit.
Javën e kaluar presidenti rus Vladimir Putin i tha forcave të tij që ta mbajnë të rrethuar fabrikën – madje i urdhëroi që nga vigjilenca të mos mund të kalojë as edhe një mizë pa u vërejtur. /Telegrafi/