Telegrafi

Imazhet satelitore tregojnë prezencë të madhe ushtarake në Bjellorusi – qindra helikopterë dhe mjete të blinduara

Imazhet satelitore shfaqin dislokime të mëdha të forcave ruse tokësore, pajisje të ndryshme dhe afro 150 helikopterë në jug të Bjellorusisë.

Sipas kompanisë amerikane Maxar, pajisjet ushtarake janë parë rreth 20 milje larg kufirit me Ukrainën dhe më pak se 100 milje larg kryeqytetit ukrainas, transmeton Telegrafi.

Një helikopter i madh është parë në afërsi të qytetit bjellorus Chojniki, dhe mbi 90 tjerë ishin të parkuar në një rrugë.

Sipas Maxar ka edhe mjete të shumta të blinduara në afërsi të bazës ajrore Mazyr në Bokov të Bjellorusisë. /Telegrafi/