Telegrafi

Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmit në bazën ajrore ruse

Gjatë ditëve të fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një sulm të ukrainasve në një bazë ajrore ruse.

Moska raportoi se një mjet ajror pa pilot që i përkiste Kievit goditi bazën ajrore Soltsy në Novgorod të shtunën, duke shkatërruar një aeroplan luftarak.

Tani imazhet satelitore të publikuara nga Planet Labs PBC kanë zbuluar pasojat e goditjes, raporton skynews.

Dhjetë bombardues Tupolev TU-22M me rreze të gjatë shihen të parkuar në platformën e bazës ajrore më 16 gusht.

Deri dje – dy ditë pas sulmit – të gjithë ata bombardues janë larguar.

Një njollë e madhe e zezë mund të shihej në një nga platformat ku ishte parkuar një nga Tupolev-ët.

Më herët sot, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se sulmi ka të ngjarë të jetë nisur nga brenda Rusisë dhe ndoshta ka shkatërruar një bombardues supersonik me rreze të gjatë TU-22M3 me aftësi bërthamore.

Rusia ka përdorur TU-22M3 për të bombarduar objektivat anembanë shtetit ukrainas me municione konvencionale, sipas Kievit.

Ekspertët ushtarakë perëndimorë besojnë se ushtria e Vladimir Putin ka rreth 60 aeroplanë. /Telegrafi/