Skhemy (Schemes), projekt i radio Liria, ka publikuar imazhet satelitore që shfaqin pasojat e sulmit të mbrëmshëm mbi depot e municionit dhe bazat ajrore në qarkun Tikhoretsk në rajonin rus Krasnodar.
“Imazhet satelitore Sentinel-2 të datës 21 shator, të qasshme në platformën EO Browser dhe Schemes, shfaqin pasojat e sulmit të mbrëmshëm mbi depot ruse të municionit – ku zjarri akoma nuk është fikur. Është një objekt ushtarak në veri të fshatit Kamenny në qarkun Tikhretsk të Rusisë”, thuhet më kumtesë.
Imazhet satelitore gjithashtu shfaqin zjarrin në afërsi të bazës ajrore në qytetin Tikhoretsk, që nuk është larg depove të municionit, transmeton Telegrafi.
Schemes ka theksuar se depoja është shënjuar në OpenStreetMap si njësi ushtarake me numër 57229-41.
Një burim i hapur rus, ka përmendur se kjo njësi i përket qendrës logjistike në qarkun jugor ushtarak të Federatës Ruse. /Telegrafi/