Imazhet satelitore të publikuara së fundmi konfirmojnë shkatërrimin e depove të dronëve Shahed, dhe atë të municioneve në territorin rus Krasnodar Krai.
Imazhet i ka publikuar marina ukrainase që tha së bashkëpunim me inteligjencën e këtij vendi, shkatërruan depot në territorin rus, transmeton Telegrafi.
“Imazhet e reja satelitore konfirmojnë shkatërrimin e depove të dronëve Shahed dhe ato të municionit në Rusi, që përdoreshin edhe si qendra trajnimi për përdorimin e dronëve të Iranit”, u tha nga marina ukrainase.
Ata gjithashtu theksuan se instruktorët që po përgatisnin personelin për përdorim të Shahed, së bashku me kadetët që trajnoheshin për sulm në territorin ukrainas, janë vrarë.
Shtabi i Përgjithshëm i ukrainasve pati njoftuar për një sulm gjatë natës mes 20 dhe 21 qershorit të kryer në territorin rus, që kishte për shënjestër depot e municioneve dhe dronëve. /Telegrafi/
З’явилися супутникові знімки, які підтверджують знищення складу “Шахедів” та супутньої інфраструктури у Краснодарському краї Росії. pic.twitter.com/vW9JgzYNd8
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) June 23, 2024