Pamjet satelitore të bazës ajrore ruse Engels, e cila u godit dje nga dronët ukrainas, u regjistruan sot në mëngjes dhe tregojnë kraterë dhe ndërtesa të shkatërruara.
Në pamjet shihet krahasimi i gjendjes së sotme me atë nga dhjetori i vitit 2024. Pamjet u publikuan nga kompania amerikane Maxar Technologies.
Përkujtojmë, qytetet ruse Saratov dhe Engels ishin objektiv i sulmit më të rëndë me dronë në rajonin e Saratovit që nga fillimi i luftës, deklaroi dje guvernatori Roman Busargin, duke shtuar se në aeroport shpërtheu zjarr.
Russian Telegram channels report the largest drone attack on Russian Engels and Saratov, according to the local governor.
It is reported that evacuation was announced in the area of the local airfield (it hosts Russian strategic bombers that attack Ukraine). pic.twitter.com/SyqnzQQ4tH
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 20, 2025
Kanale ruse të Telegramit raportuan se fillimisht u shpall rrezik ajror, pastaj pasoi një seri shpërthimesh. Sipas kanali MASH, së paku katër shpërthime janë dëgjuar rreth orës 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Qytetet Engels dhe Saratov ndodhen afër bazës ajrore ushtarake Engels-2, nga ku shpesh nisen bombardues strategjikë për të kryer sulme ajrore në Ukrainë.
Kanali informativ i pavarur Astra raportoi për shpërthime pranë bazës ajrore. Kanali i Telegramit, Shot raportoi gjithashtu se kishte shpërthyer zjarr në zonën e magazinave të naftës në Engels, ndërsa zyrtarët rusë nuk komentuan dëmet e mundshme në infrastrukturën e naftës.
Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 132 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 54 mbi rajonin e Saratovit, 40 mbi rajonin e Voronezhit, 22 mbi rajonin e Belgorodit dhe të tjerë mbi rajonet e Rostovit, Kurskut dhe Lipetsk, si dhe mbi Krimen e okupuar, ka konfirmuar ministria ruse e mbrojtjes. /Telegrafi/
new satellite imagery (from this morning) of Russia’s Engles Air Base, which was hit by Ukrainian drones a day earlier. Craters and destroyed buildings are visible. Images 1-3 from March 21; Image 4 from Dec. 2024. 📸@Maxar pic.twitter.com/w4dXQCCgXA
— Mike Eckel (@Mike_Eckel) March 21, 2025