Re të mëdha tymi të zi janë ngritur në qiell në qytetin port të Odeas, ku janë dëgjuar të paktën dy shpërthime.
Raketat goditën rafineritë e naftës ku për fat të mirë askush nuk e ka humbur jetën, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër ministria ruse e Mbrojtjes, ka thënë se sulmi me raketa shkatërroi rafinerinë e naftës.
Vladyslav Nazarov, oficer i komandës ukrainase në jug të qytetit tha në Telegram, se Rusia filloi sulmin me raketa. E Odesa ishte një prej top prioriteteve (objektiva). /Telegrafi/
BREAKING: Multiple explosions hit Ukrainian city of Odessa, smoke billowing from multiple locations pic.twitter.com/Qln8pBq9Mn
— BNO News (@BNONews) April 3, 2022