Telegrafi

Imazhet e shkrepura nga droni, tregojnë Mariupolin e shkatërruar nga sulmet ruse

Fotografitë e shkrepura nga ajri nga regjimenti ukrainas Azov, tregojnë pasojat e sulmeve ruse në Mariupol.

Autoritetet lokale thonë se pothuajse çdo ndërtesë është shkatërruar nga sulmet ruse në këtë qytet port, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Tetë vrarë në Odesa, ushtria ruse vazhdon sulmet

Në anën tjetër, kryetari i qytetit ka bërë të ditur se rreth 20 mijë civilë janë vrarë, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Ndryshe ky qytet prej fillimit të luftës ka qenë i rrethuar nga forcat ruset, dhe për asnjë moment nuk ka pushuar nga granatimet. /Telegrafi/