Fotografitë e shkrepura nga ajri nga regjimenti ukrainas Azov, tregojnë pasojat e sulmeve ruse në Mariupol.
Autoritetet lokale thonë se pothuajse çdo ndërtesë është shkatërruar nga sulmet ruse në këtë qytet port, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, kryetari i qytetit ka bërë të ditur se rreth 20 mijë civilë janë vrarë, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Ndryshe ky qytet prej fillimit të luftës ka qenë i rrethuar nga forcat ruset, dhe për asnjë moment nuk ka pushuar nga granatimet. /Telegrafi/