Telegrafi

Imazhet e reja satelitore tregojnë shtëpi të djegura, dhe trupat ruse duke tentuar t’i afrohen Kievit

Imazhet e reja satelitore tregojnë shtëpi të djegura, derisa trupat ruse po tentojnë t’i afrohen Kievit në Ukrainë.

Kolona të gjata të veturave gjithashtu shihen duke tentuar të largohen nga kryeqyteti ukrainas, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e shkrepura nga kompania amerikane Maxar, tregojnë se ushtria ruse vazhdimisht po kryen sulme mbi zonat e banuara”.

Dëme të mëdha janë shkaktuar në Moschun, qytezë kjo në veriperëndim të Kievit, e luftime dhe djegie ka pasur edhe në aeroportin e Hostamelit, që ndryshe njihet si Antonov. /Telegrafi/