Telegrafi

Imazhet ajrore tregojnë pozicionet e goditura ruse në Bakhmut

Fotot e publikuara nga një njësi vullnetare ukrainase në lindje të vendit pretendojnë se u takojnë pozicioneve të goditura të rusëve.

Dy imazhe tregojnë një re të madhe tymi mes asaj që duket të jetë një grup ndërtesash të braktisura.

Një tjetër imazh tregon një ndërtesë që është shkatërruar kryesisht nga një shpërthim, raporton skynews.

Ndërkohë, shërbimi shtetëror i rojës kufitare të Ukrainës ka shpërndarë imazhe të luftëtarëve që thuhet se synojnë mercenarët e grupit Wagnerit pranë Bakhmut.

Grupi Wagner është një kompani ushtarake private ruse që lufton në Ukrainë.

Bakhmut është strategjikisht i rëndësishëm për Moskën, sepse do të lejonte forcat ruse dhe separatiste të avancojnë thellë në juglindje të Ukrainës. /Telegrafi/