Telegrafi

Imazhe tronditëse të luftëtarit të Azovstal pasi u lirua së fundmi nga forcat ruse

Imazhe tronditëse janë publikuar të një marinsi ukrainas i cili kishte shërbyer si mbrojtës i Azovstalit në Mariupol, dhe si duket ka deformuar krahun.

Mykhailo Dianov është fotografuar në një spital të Kievit pasi u lirua së fundmi nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.

“Kështu duket krahu i mbrojtësit të Azovstal, Mikhailo Dianov, pasi u plagos dhe u mbajt rob në #Rusi për 4 muaj. Përveçse nuk është shëruar siç duhet, i mungojnë 4 centimetra kockë”, ka shkruar mediumi Nexta në Twitter.