Telegrafi

Imazhe të tjera që tregojnë shkatërrimin në urën e Krimesë, pas shpërthimit

Në mediat sociale janë publikuar imazhe që duket se tregojnë pasojat e shpërthimeve në urën strategjike jetike të ngushticës Kerç, e cila lidh Rusinë me Krimenë, pasi autoritetet ruse thanë të hënën në mëngjes se dy persona u vranë.

Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se një burrë dhe një grua nga rrethi Novooskolsky i rajonit vdiqën në urën e Krimesë dhe se vajza e tyre u plagos.

Trafiku është ndalur në urë, e cila është lidhja e vetme tokësore e Rusisë me gadishullin e aneksuar të Detit të Zi, përcjell Telegrafi.

Kremlini ka konfirmuar se Vladimir Putin është informuar për situatën rreth urës së Kerçit.

Zëdhënësi Dmitry Peskov fajësoi Ukrainën për incidentin dhe tha se Moska do të veprojë për të parandaluar çdo përsëritje.

Ndërkohë raportohet se zyrtarë ukrainas kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në urën që lidh gadishullin e aneksuar të Krimesë me kontinentin rus – një linjë jetike furnizimi për përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Sipas CNN, një burim në Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës (SBU) tha se ky sulm ishte një operacion i përbashkët i SBU dhe forcave detare të Ukrainës. /Telegrafi/